Connect with us

Mashtruan shqiptarët me viza në Kanada, prokuroria kërkon 18 vite burg për nënë e bijë

Kuriozitete

Mashtruan shqiptarët me viza në Kanada, prokuroria kërkon 18 vite burg për nënë e bijë

Mashtruan shqiptarët me viza në Kanada, prokuroria kërkon 18 vite burg për nënë e bijë

Prokuroria kërkon 18 vite burg për nënë e bijë, Luli dhe Adela Makashi, të cilat rezulton se kanë mashtruar 360 shqiptarë të cilët kanë paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.

Nënë e bijë u premtonin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi me anë të agjencisë së punësimit Ande-Lm. Këto shtetase janë të akuzuara për mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim disa herë.

Prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e subjektit juridik Ande-Lm me gjobë në vlerën e 5 milionë lekë, dënim 10 vite të Luli Makashi dhe 8 vite për Adeila Makashi.

Dosja

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkalles se Pare Tiranë ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur dy shtetaset akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se shoqëria me administratore të pandehurën Lule Makashi është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar, me objekt të veprimtarisë së saj si agjenci shërbimesh, hapje dhe funksionimi i agjencive të punësimit duke ndërmjetësuar e punësuar brenda dhe jashtë vendit.

Për çdo aplikant plotësohej një kontratë shërbimi në të cilën përcaktoheshin të drejta dhe detyrime si dhe mënyra e veprimit në rast tërheqje të aplikantit apo në rastet kur nuk pajiseshin me vizë apo nuk lidhej kontrata e punës.

Pagesa kryhej në bankë në numrin e llogarisë së shoqërisë. Nga praktikat e ardhura nga banka lidhur me gjendjen e llogarisë rezulton se nga kjo llogari janë kryer tërheqjet e lekëve nga punonjës të ndryshëm pranë shoqërisë. Pavarësisht faktit se shërbimi për të cilin ishte lidhur kontrata nuk u ofrohej aplikantëve nuk u kthehej vlera monetare e paguar, sipas parashikimeve në kontratë.

Në shumë raste aplikantët paguanin për një shërbim dhe ai shërbim nuk ofrohej duke u propozuar aplikimin për një shërbim tjetër (përshembull nga vizë punësimi në vizë studimi, ose anasjelltas) duke mos iu ofruar përfundimisht asnjë lloj shërbimi dhe duke mos iu kthyer asnjë lloj pagese e kryer.

Rreth 204 shtetas kanë paraqitur kallëzimin përkatës pasi kanë aplikuar në këtë shoqëri, duke dorëzuar deri në disa mijëra euro për t’u pajisur me një vizë punësimi, ose shkollimi në shtete të ndryshme si Kanda, Danimarkë, Australi, Spanjë, etj, por ata nuk janë pajisur me vizë dhe paratë nuk u janë kthyer.

Në këtë veprimtari të kundraligjshme e pandehura Lule Makashi ndihmohej nga Adeila Makashi, e cila ka patur detyrën e koordinimit dhe mbajtjes së lidhjes me partnerët e huaj me të cilët pretendojnë se kanë lidhur marrëveshje shërbimi.

Punonjësit e tjerë të shoqërisë kanë patur detyra ndihmëse të cilat konsistonin vetëm në përgatitjen e dokumentave, mbajtjen e kontakteve apo komunikimin me aplikantët.

Ky aktivitet i kundërligjshëm ka vazhduar deri në muajin Prill 2016, kohë në të cilën e pandehura L.M ia ka shitur shoqërinë një shtetasi me të gjitha të drejtat dhe detyrimet dhe bashkë me A.M janë larguar nga Shqipëria. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top