Connect with us

Mbanë 27 litra birrë në dy duar (Video)

Kuriozitete

Mbanë 27 litra birrë në dy duar (Video)

Birrën në Bavari e marrin shumë seriozisht, e garat që e përfshijnë atë në këtë zonë janë nga më të ndryshmet.

Vetëm duke mbajtur 29 kriklla birre në duar për 40 metra, e pastaj t’i ulësh në tokë pa derdhur më shumë se 10% të pijes alkoolike, t’i bëhesh kampion bote!

Oliver Struempfel ishte personi që arriti ta fitonte sfidën e pazakontë, duke thyer madje edhe rekordin e vet të mëparshëm.

Rekordin, në fakt e theu që me përpjekjen e parë, kur mbajti 27 kriklla, e më pas e tentoi për herë të dytë duke i shtuar 4 të tjera, por në minutën e fundit dy i rrëshqitën nga duart, transmeton tch. Kjo do të thotë se rekordi është fiksuar tani në 29 kriklla, që do të thotë mbi 69 kg birrë dhe qelq.

“Mbajta 27 në fillim, thjesht për t’u siguruar që do të isha në rregull. Pastaj u përpoqa të shkoj në mbi 30. Kjo nuk funksionoi për fat të keq, megjithatë ia dola të ul në tokë 29 kriklla, e kjo është fantastike!”, tha Oliver Struempfel, rekordmen.

Për të arritur këtë lloj performance, Struempfel është stërvitur në palestër 3 deri në 4 herë në javë, që prej muajit shkurt. Punë e mundimshme kjo, që të sjell patjetër etje të madhe, apo jo?

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top