Connect with us

Me çantën e mbushur plot me marijuanë dhe kokainë, pranga shqiptarit

Kuriozitete

Me çantën e mbushur plot me marijuanë dhe kokainë, pranga shqiptarit

Me çantën e mbushur plot me marijuanë dhe kokainë, pranga shqiptarit

Një 23-vjeçar nga Shqipëria ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për të riun e identifikuar me emrin, Emiljan Korreshi.

Gjatë operacionit të policisë, të koduar “Pako dhuratë”, karabinierët gjetën dhe sekuestruan në çantën e shqiptarit 5 kilogramë marijuanë, e ndarë në 5, pako si dhe rreth 30 gramë kokainë.

Shqiptari sapo kishte mbërritur nga Roma në komunën Modica të Raguzës.

Sipas mediave vendase, vlera e lëndës narkotike përllogaritet të jetë rreth 55 mijë euro.

23-vjeçari shqiptar është shoqëruar në burgun e Raguzës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top