Connect with us

Memorandum për menaxhimin e ujit në Tiranë, Veliaj: Shërbim më i mirë për qytetarët

Kuriozitete

Memorandum për menaxhimin e ujit në Tiranë, Veliaj: Shërbim më i mirë për qytetarët

Memorandum për menaxhimin e ujit në Tiranë, Veliaj: Shërbim më i mirë për qytetarët

Bashkëpunimi në fushën e menaxhimit të ujit të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të ndotura, duke shkëmbyer njohuritë dhe praktikat më të mira, ishte në thelb të memorandumit që Ujësjellës-Kanalizime Tiranë nënshkroi dje me Autoritetin Rajonal të Ujit të Delflandit në Hollandë dhe kompanisë “Dunea”.

Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo marrëveshje shënon fillimin e një bashkëpunimi të gjatë për shkëmbimin e përvojave më të mira në fushën e shfrytëzimit të burimeve hidrike dhe për zhvillimin e qyteteve. “E vlerësoj shumë dhe jam i lumtur që po shoh diçka konkrete, sa i përket fillimit të bashkëpunimit tonë”, tha Veliaj.

Qëllimi i bashkëpunimit mes palëve është të përmirësojë eficencën dhe performancën e shërbimeve të ujit dhe të trajtimit të ujërave të ndotur në qytetin e Tiranës. “Ky ishte viti i parë pozitiv për ujësjellësin, por misioni ynë është që gjithmonë të bëjmë më të mirën dhe besoj se edhe ky memorandum është një përpjekje për të bërë më mirë.

Jo vetëm për të qenë ekipi më i mirë në Shqipëri, por të jemi konkurrues me çdo ujësjellës në Europë, që do të thotë që jo vetëm do të përmirësojmë infrastrukturën, por edhe burimet njerëzore”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i Përgjithshëm i UKT, Redi Molla, ndodhen për një vizitë dy ditore në Amsterdam për të ndjekur punimet e konferencës për Javën Ndërkombëtare të Ujit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top