Connect with us

Mendonte se ishte dre, qëllon të shoqen dhe e vret: Më mungon, do të dua gjithmonë

Kuriozitete

Mendonte se ishte dre, qëllon të shoqen dhe e vret: Më mungon, do të dua gjithmonë

Mendonte se ishte dre, qëllon të shoqen dhe e vret: Më mungon, do të dua gjithmonë

Burri mendoi se ishte një dre dhe e qëlloi. Ishte kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen 43-vjeçarja Rosemary Billquist, nga dora e bashkëshortit të saj Jamie.

Gruaja me origjinë nga New York, po nxirrte shëtitje qentë e saj këtë të enjte, kur u qëllua për vdekje me plumb.

Burri, duke parë diçka të dyshimtë që po lëvizte mes shkurreve në oborr, mendoi se bëhej fjalë për një dre, ndaj shkrepi armën. Menjëherë pas kësaj dëgjoi britmat e së shoqes, duke kuptuar menjëherë gjithë sa kishte ndodhur.

Jamie telefonoi menjëherë ndihmën e shpejtë, duke tentuar që të ndalonte hemorragjinë e gjakut ndërkohë, por pavarësisht çdo tentative për ta mbajtur në jetë Rosemary gjeti vdekjen pak më vonë në spital, shkruan noa.al.

“Më mungon dhe do të dua gjithmonë. E di që tani po kërcen në parajsë me nënën tënde dhe gjithë të afërmit tanë që kemi humbur”, shkroi i shoqi Jamie Billquist, në Facebook. Ai u shoqërua në polici, por ishte dëshmia e fqinjit ajo që provoi se ngjarja ishte aksidentale. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top