Connect with us

Mënyra si shtrëngoni dorën, tregon për karakterin tuaj

Kuriozitete

Mënyra si shtrëngoni dorën, tregon për karakterin tuaj

Mënyra si shtrëngoni dorën, tregon për karakterin tuaj

Mënyra se si shtrëngojmë dorën tregon më shumë se fjalët sepse është instiktive dhe, si të gjitha gjërat instiktive, është e sinqertë.

1. Ky shtrëngim, me kyçet e gishtërinjve të drejtuara lart, tregon indiferencë, por është edhe simptomë e një shëndeti jo të mirë. Bëhet fjalë për një njeri që ka një karakter të paqëndrueshëm.

2. Dora e hapur mirë, e shtrirë në mënyrë të vendosur me të njëjtën vijë të parakrahut, është tregues i një karakteri të pastër, korrekt. Njeri i besës por që shpesh është edhe viktimë e pendimeve.

3. Njerëzit që e shtrijnë dorën në mënyrë vertikale, nga lart poshtë, janë njerëz despotikë, mendjemëdhenj, me një natyrë autoritare. Pretendojnë gjithçka, nuk kanë respekt për të tjerët.

4. Ky shtrëngim duarsh u përket lajkatarëve. Janë të stërholluar, me pretendime, shpesh e teprojnë me premtime, por veprimet e tyre të zhgënjejnë dhe janë inferiorë ndaj qëllimeve të shprehura.

5. Kush e jep dorën pothuajse të mbyllur, në heshtje, në përgjithësi është i ndrojtur dhe i mbyllur. Megjithatë është egoist.

6. Kush e jep dorën të shtrirë, të hapur, është një njeri që shikom interesin, servil. Përveç të tjerash tregon një sensualitet të maskuar dhe një dëshirë për ta lëshuar veten.

7. I përzemërt dhe jo pa zjarr, tregon një temperament të ëmbël, në veçanti te mashkulli që mban mes duarve të tij dorën e një femre. Është një njeri shumë i sinqertë dhe besnik, me qëllime të qarta dhe korrekte.

8. Ai ose ajo që jep dy ose tre gishtërinj nuk është shumë i sinqertë, dhe nuk është i mirëkuptueshëm. Përveç të tjerash tregon një edukatë të keqe.

9. Shtrëngim dore i vendosur dhe energjik, edhe pse ndonjëherë mund të duket brutal, nervoz. Kush e shtrëngon dorën në këtë mënyrë nuk ka qëllime të tjera, ushqen besim tek të tjerët, është i sinqertë,

10. Kjo mënyrë shtrëngimi dore, që në fakt nuk është një shtrëngim i vërtetë, tregon një situatë paqëndrueshmërie të persona-litetit. Eshtë një shenjë mos interesimi. /k.k./noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top