Connect with us

Mësuesja dhe muzikanti i njohur u vranë në sy të djalit, autori i dyshuar: Jam penduar

Kuriozitete

Mësuesja dhe muzikanti i njohur u vranë në sy të djalit, autori i dyshuar: Jam penduar

Mësuesja dhe muzikanti i njohur u vranë në sy të djalit, autori i dyshuar: Jam penduar

Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër tronditi mbarë opinion publik, ku burrë e grua, Aleks Kosta 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 49 vjeçe u gjetën të vrarë brenda banesës së tyre në sy të djalit.

Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes është Apostol Kosta, kushëri i Aleks Kostës i cili duket se ka mirëmenduar çdo gjë para se të kryente krimin.

Ai ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa në banesë në momentin e krimit ndodhej edhe djali 17 vjeçar i çiftit i cili pa tmerr me sy.

Shkak për të ndërmarrë këtë akt të rëndë është bërë një gjyq i fituar nga çifti Kosta për një konflikt pronësie që kishin nisur me Apostolin.

Aktualisht autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë Apostol Kosta ndodhet në spital në gjendje të rëndë pas tentativës së vetëvrasjes.

Ai mësohet se ka qenë shofer para disa kohësh në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ndërsa konflikti për murin ndarës të tyre vijonte prej disa vitesh.

Pas krimit të dyfishtë mësohet se Apostoli është shprehur i penduar për atë që ka bërë ndërsa ka shprehur dëshirën që më mirë të kishte vdekur edhe vetë.

“Jam penduar, më mirë të kisha vdekur vetë sesa shpëtova” mësohet se ka thënë ai. Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa mund të transportohet në Tiranë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top