Kuriozitete
Meta takon një përfaqësi të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet
Meta takon një përfaqësi të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet
Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot me kërkesën e tyre një përfaqësi të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet.
Presidenti u njoh me problematikat dhe shqetësimet e këtij komuniteti dhe shprehu interes për njohjen më të gjerë të vështirësive që përjeton kjo kategori shoqërore.
Meta i garantoi përfaqësuesit e kësaj shoqate për institucionalizimin e një dialogu mes këtij komuniteti dhe institucionit të Presidentit, si edhe institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e shqetësimeve të tyre.
Përfaqësuesit e shoqatës e falenderuan Presidentin për vëmendjen dhe angazhimin institucional në vijimësi. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.