Kuriozitete
Motori aksidenton një kalimtare, rëndë në spital
Motori aksidenton një kalimtare, rëndë në spital
Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të enjte ku një kalimtare është përplasur nga një motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, tek stacioni i autobuzave Kuçovë, ku shtetasi E.Q., 21 vjeç, duke drejtuar mjetin motor, pa targa ka aksidentuar këmbësoren B.B., 70 vjeç, banuese në Kuçovë.
Menjëherë pas aksidentit e dëmtuara është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu edhe grupi hetimor ndodhet në vendin ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.