Connect with us

“Na qëlluan trafikantët”, polici tregon momentin e frikshëm nga kapja e gomones

Kuriozitete

“Na qëlluan trafikantët”, polici tregon momentin e frikshëm nga kapja e gomones

“Na qëlluan trafikantët”, polici tregon momentin e frikshëm nga kapja e gomones

Të dhëna të tjera janë zbuluar nga autoritetet greke lidhur me trafikantët e kapur me gomonen me 1.6 ton drogë që vinte nga Shqipëria.

Në një kronikë të zhvilluar nga televizioni “Star”, janë prononcuar dy nga efektivët e policisë detare, të cilët morën pjesë në operacionin e vështirë të ndalimit të gomones dhe arrestimit të trafikantëve.

“Trafikantet na qëlluan në Korfuz me armë. Si pasojë e manovrave të skafit tonë ranë në det dy kolegë,” tha njëri prej oficerëve.

“Kemi pasur rast të ngjashëm para disa kohësh me një gomone tjetër, e ndoqëm nga ajri dhe deti. E ndaluam sërish përmes snajperistëve”, tha oficeri tjetër.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut, gjykata ka lënë në burg 11 personat e arrestuar, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.

Operacioni në fjalë u zhvillua pak ditë më parë, ku trafikantët kanë shkëmbyer zjarr me policinë greke, duke lënë për pasojë edhe efektivë të plagosur. (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top