Connect with us

Ndërpriten aplikimet për Lotarinë Amerikane, fluks regjistrimesh

Kuriozitete

Ndërpriten aplikimet për Lotarinë Amerikane, fluks regjistrimesh

Ndërpriten aplikimet për Lotarinë Amerikane, fluks regjistrimesh

Bllokohet aplikimi për Lotarinë Amerikane. Serveri ka lënë në baltë gjithë të interesuarit që janë dyndur në faqen /www.dvlottery.state.gov, për të aplikuar për një mundësi drejt tokës së premtuar.

Nëse klikon në këtë faqe ajo del jashtë shërbimit dhe në kushte të tilla, të interesuarit nuk mund të aplikojnë deri sa faqja të rivihet në funksionim.

Mësohet se po punohet për vënien e saj në funksionim, ndërkohë që të interesuarit duhet të tentojnë e ta shohin vazhdimisht.

Sipas njoftimit të bërë që në nisje të aplikimeve, ju keni kohë deri më datën 7 nëntor 2017 për të bërë aplikimin tuaj.

Aplikimet kanë nisur nga data 3 tetor 2017, dhe prej asaj dite çdo shqiptar ka pasur mundësinë për të aplikuar për Lotarinë Amerikane.

E rëndësishme është që secili ta plotësojë saktë aplikimin dhe nëse nuk ka njohuri në gjuhën angleze mund të asistohet nga dikush tjetër që mund të jetë një zyrë e specializuar.

Nëse aplikoni për herë të parë, kujdesuni që fotografinë ta realizoni në një "Foto-Studio". Fotoja duhet të jetë e re dhe jo e përdorur më parë për aplikim. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top