Connect with us

“NDJEJ QË KOHA IME PO MBARON”: MESAZHI I FUNDIT E GAZETARES SË VRARË

Kuriozitete

“NDJEJ QË KOHA IME PO MBARON”: MESAZHI I FUNDIT E GAZETARES SË VRARË

“NDJEJ QË KOHA IME PO MBARON”: MESAZHI I FUNDIT E GAZETARES SË VRARË

Ajo vdiq në sytë e bashkëshortit dhe djalit të saj, së bashku me shpërthimin e makinës, por ai i Daphne Caruana Galicia – gazetarja dhe blogerja malteze që kishte hetuar korrupsionin e pushtetit lokal – nuk ishte një aksident.

Corriere della Sera ka dëgjuar dëshminë e një mikeshe dhe ish kolegeje, Caroline Muscat, sot në radhët e opozitës në parlament.

Caroline nuk e fsheh dot trishtimin dhe zëri i dridhet. Hap telefonin dhe lë të flasë ekranin. Është mesazhi i fundit i marrë nga Daphne, të dielën mbrëma, në orën 20:25:

“Unë mendoj se koha ime po mbaron”, i shkruan gazetarja, vetëm njëzet orë para se të vritej.

“Ka shumë gjëra që unë doja të bëja dhe nuk i kam bërë …”.

Për vite hetimet e dy gazetareve janë kryqëzuar, përcjell bota.al, duke u përpjekur për të nxjerrë në dritë kalbjen e klasës sunduese të Maltës.

Por Caroline beson se vrasja e Daphne-it gjurmon një hulli të thellë.

“Ajo që ndodhi është e paprecedentë, shënon një linjë pa kthim në historinë e Maltës. Nuk e di nëse lidhet vetëm me Panama Papers. Di që ne gazetarët e përjetojmë një hetim si një humbje, sepse asgjë nuk ka ndryshuar”.

Në fakt, kryeministri i përfshirë në Panama Papers u dorëhoq, por më pas u kthye.

Për këtë arsye Caruana Galizia kish lajmëruar shoqen e saj. Të iki nga Malta?

“Ma kish thënë edhe Daphne, duke më parë kaq të zhgënjyer: pse nuk ikën? Dakord mund të luftosh, por nëse sheh nga brenda disa gjëra… Megjithatë, sot shkova atje ku vdiq ajo. Një tronditje e thellë. Boshllëku që la pas është shumë i madh dhe nuk mund të heqim dorë. Kam vendosur të qëndroj dhe të luftoj, ashtu si bëri ajo”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top