Connect with us

Në pritje të fëmijës së parë, këngëtari i NRG Band zbulon gjininë

Kuriozitete

Në pritje të fëmijës së parë, këngëtari i NRG Band zbulon gjininë

Në pritje të fëmijës së parë, këngëtari i NRG Band zbulon gjininë

Në një kohë të shkurtër për solistin e NRG Band lajmet ishin të njëpasnjëshme. Përveç projekteve në muzikë, edhe jeta personale po i ecën mjaft mirë.

Në fillim një foto nga pushimet na bëri të mësojmë për Besnik Qakën se kishte lindur një ndjenjë serioze, më pas erdhi lajmi tjetër: u fejua, dhe pak javë pas fejesës, erdhi edhe martesa.

Aktualisht, Besniku dhe bashkëshortja e tij, Lolita Begolli, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Edhe ky lajm erdhi vetëm pak ditë pas martesës së çiftit.

Gjinia, akoma nuk ishte mësuar, por është vetë këngëtari që e ka bërë publik lajmin e bukur. Në një deklaratë të fundit për “Mirage”, Besniku zbuloi se ai dhe Lolita janë në pritje të një vajze, për të cilën kanë filluar të mendojnë edhe emrin.

“Lolita është 5 muajshe shtatzënë, po presim një çikë bukuroshe”, thotë Besniku duke shtuar se ndjesia e këtij momenti është e papërshkrueshme.

“Nuk e kisha përjetuar kurrë këtë ndjenjë, nuk e përshkruaj dot. Mezi po e presim",- u shpreh ai i lumtur që pas disa muajsh do të gëzojë statusin e babait. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top