Kuriozitete
NËNA E DJALIT TË VOGËL PA TMERR ME SY, FILMON MOMENTIN KUR RRUFEJA RA NË KËMBËT E TË BIRIT
NËNA E DJALIT TË VOGËL PA TMERR ME SY, FILMON MOMENTIN KUR RRUFEJA RA NË KËMBËT E TË BIRIT
Ky është momenti kur një djalë shpëton për mrekulli nga vdekja, pas rënies së rrufesë në mes të oborrit.
Një grua po filmonte djalin e saj që kishte dalë me një çadër, ndërkohë jashtë binte shi.
Në një moment nëna tmerrohet kur rrufeja bie fare pranë djalit të saj, dhe në pamje dëgjohet klithma dhe rënia e telefonit.
Djali 12-vjeçar po qëndronte nën derdhje e çatisë, duke përdorur një çadër për të mbrojtur trupin e tij në kopsht në Posadas, Argjentinë.
Carolina Koturm, e cila po xhironte djalin e saj, lëshon menjëherë telefonin me të cilin po filmonte të birin, ndërsa oborri mbushet me flakë.
Ajo tha për mediat lokale se, “ishte mëngjes, isha me vajzën time në dhomën e gjumit të saj, pasi ishte e frikësuar nga rrufeja.
Më pas zonja që punon në shtëpinë time më tha se djali im po ecte në shi dhe fillova ta xhiroja, dhe menjëherë pas tij goditi rrufeja. Falë Zotit, asgjë nuk i ndodhi atij”, tha e tmerruar. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.