Connect with us

Nis seanca, Tahiri thotë fjalën e fundit para vendimit të Kuvendit: Rruga ime s’ndalet

Kuriozitete

Nis seanca, Tahiri thotë fjalën e fundit para vendimit të Kuvendit: Rruga ime s’ndalet

Nis seanca, Tahiri thotë fjalën e fundit para vendimit të Kuvendit: Rruga ime s’ndalet

Ka nisur seanca e Kuvendit ku do të votohet për imunitetin e ish-ministrit dhe deputetit Saimir Tahiri. Deputetët do të votojnë sot dy raporte atë të mazhorancës dhe të opozitës.

Në nisje të seancës e ka marrë fjalën deputeti Tahiri i cili u shpreh se mirëpret çdo vendim të marrë në Kuvend, ndërsa shprehet se rruga e tij për të gjetur drejtësinë nuk ndalet.

“Mirëpres çdo vendim tuajin. Cilido qoftë vendimi, rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet”, u shpreh Tahiri.

Ndërkohë që ai fliste nga foltorja e Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike mbushën tavolinat e tyre me pankartat: “Qeveria e drogës, qeveria e krimit”.

Ndërkohë para nisjes së seancës kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Deputetët e Kuvendit do të votojnë për dy raporte të cilat u hartuan nga shumica parlamentare dhe nga opozita, pas debateve dhe diskutimeve në Këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit.

Raporti i parë i hartuar nga mazhoranca kërkon hetimin e plotë dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit por jo arrestimin, ndërsa opozita, PD-LSI, kërkon arrestimin e Tahirit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top