Connect with us

Një ditë para votimit për Tahirin, Rama ikën në shtetin e largët

Kuriozitete

Një ditë para votimit për Tahirin, Rama ikën në shtetin e largët

Një ditë para votimit për Tahirin, Rama ikën në shtetin e largët

Ditën e nesërme në seancën parlamentare do të votohet për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, lidhur me akuzat për trafik droge, çka do të çonte në arrestimin e tij.

Por Kryeministri Edi Rama duket se do të mungojë në këtë seancë, pasi shkuar në një vend të largët, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vizita ka nisur ditën e sotme, ku kreu i qeverisë është takuar me Kryeministrin vendas, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama nënvizoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.

Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet.

Nga ana e tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë. ​ /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top