Connect with us

Një krim pothuajse i “përkryer”: Vrau gruan dhe llogariste që trupin e saj do ta humb uragani, por harroi një detaj (Foto)

Kuriozitete

Një krim pothuajse i “përkryer”: Vrau gruan dhe llogariste që trupin e saj do ta humb uragani, por harroi një detaj (Foto)

Ish-bashkëshorti i Crystal McDowell 37-vjeçe, e cila ishte zhdukur një ditë para se uragani Harvey të godiste Houstonin, është paraqitur në gjykatë dhe ka pranuar se e ka vrarë nënën e fëmijëve të tij.

Crystal kishte jetuar disa ditë me ish-bashkëshortin, Steven, pasi që në shtëpinë e saj po kryheshin disa punime, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ajo ishte në lidhje me një mashkull tjetër, me të cilin kishte filluar një romancë muaj më parë. Por, besohet se xhelozia e Stevenit ka qenë motivi i vrasjes së saj.

Steven 44-vjeç, ka pranuar në stacionin e policisë se e kishte ngufatur ish-bashkëshorten në dhomën e ndenjes, derisa fëmijët e tyre 8 dhe 5-vjeç ishin duke fjetur në dhomën e gjumit.

Ajo për herë të fundit ishte parë para se të nisej tek Steveni për të marrë fëmijët, të cilët e kishin kaluar vikendin me babanë e tyre.

Krimi kishte ndodhur një ditë para se uragani Harvey të godiste Teksasin.
<
“Mendoj se Steven e dinte mirë çfarë bënte. E dinte se po vinte uragani dhe shpresonte se do t’i ndihmojë të fsheh gjurmët. Ai nuk mund të pajtohej me faktin që Crystal nuk po e donte më”, ka deklaruar i dashuri i Crystal, Paul.

Por, Steveni ka rrëfyer çdo detaj rreth vrasjes para policisë, dhe kështu tha se trupin e kishte hedhur në mal. Pasi që e kishte ngufatur bashkëshorten, gjatë natës e kishte dërguar trupin e pajetë në mal ku edhe e kishte futur në një gropë jo edhe aq të thellë, duke shpresuar se pjesën tjetër do ta kryej uragani.

Ai madje kishte marrë pjesë në operacionin për kërkimin e gruas së tij, së bashku me pjesëtarët e gardës nacionale dhe policinë e Houstonit.

Por, ai është zbuluar, kur policia gjeti veturën e saj në parkingun e një moteli, katër ditë pasi ishte shpallur e zhdukur, transmeton Telegrafi.

Gjatë hetimeve është konstatuar se veturën në parking e kishte dërguar Steveni, fakt ky që është konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në oborrin e motelit.

Ai fillimisht u kishte thënë policisë se “bashkëshortja e tij ishte nisur në drejtim të panjohur”.

Policia i besuan në fillim, por pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe gjurmën e gishtërinjve në timonin e veturës e zbuluan të vërtetën.

Ai tani është në paraburgim, dhe pritet që të dënohet me burgim të përjetshëm, derisa fëmijët e tyre janë vendosur në shtëpinë e të afërmve. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top