Connect with us

Një mijë pemë të reja te Liqeni i Thatë, Veliaj: Trashëgimia më e mirë që mund të lëmë

Kuriozitete

Një mijë pemë të reja te Liqeni i Thatë, Veliaj: Trashëgimia më e mirë që mund të lëmë

Një mijë pemë të reja te Liqeni i Thatë, Veliaj: Trashëgimia më e mirë që mund të lëmë

Zona e Liqenit të Thatë po shndërrohet ditë pas dite në një mjedis çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve, si dhe për qytetarët e tjerë të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vijojnë gjelbërimin e rrugëve dytësore te Liqeni i Thatë, në të dyja anët e autostradës, nga nënkalimi në drejtim të Saukut.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e 1000 pemëve të reja, ku theksoi se ky projekt do të vijojë përgjatë gjithë unazës së jashtme të Tiranës, që është edhe kufiri i Pyllit Orbital.

“Po ndjekim gjithë Unazën e jashtme të Tiranës, e cila në fakt është konturi dhe kufiri i Pyllit Orbital. Sot po mbjellim 1000 rrapë, që i kemi donacion.

Dua të falenderoj të gjithë donatorët që po aplikojnë konceptin që kemi propozuar, pra për çdo makinë, dy pemë të mbjella, për të zeruar impaktin që ka në mjedis ndotja që vjen nga makinat”, tha Veliaj, i cili u shpreh optimist se me ritmet me të cilat po punohet, do të arrihet një numër rekord i mbjelljes së pemëve të reja në mbi 100 mijë në vit.

“Do ta thyejmë rekordin tonë, duke mbjellë mbi 100 mijë pemë këtë vit, vetëm nga energjia fantastike që po gjenerojnë në Tiranë të rinjtë, vullnetarët, kompanitë, shoqatat”, tha ai. Teksa falenderoi banorët për mirëkuptimin e treguar për respektimin e kufizimeve për të ndërtuar pranë rrugëve kryesore, kreu i Bashkisë theksoi se projekte të tilla rrisin vlerës e pronës dhe në të njëjtën kohë përmirësojnë anën estetike të qytetit.

Kreu i Bashkisë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm misionin për të shtuar gjelbërimin në qytet dhe ftoi bizneset apo individët e ndryshëm që të kontribuojnë, duke i lënë qytetit trashëgiminë më të mirë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top