Kuriozitete
Një vajzë nga Ukraina rrihet brutalish nga një shqiptar, u mbajt me dhunë në hotel
Një vajzë nga Ukraina rrihet brutalish nga një shqiptar, u mbajt me dhunë në hotel
Një vajzë e re ka rënë pre e dhunës fizike e një djali 24-vjeçar.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ku i riu Almarjo Xhebexhia, banues në Shkullnur të Durrësit, ka rrahur brutalisht një shtetase nga Ukraina.
Kjo e fundit, V.H, 21-vjeçe, ka pësuar lëndime të rënda në trup si pasojë e goditjeve brutale nga i riu.
Por nuk mbaroi me kaq. Ai e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit, shtetasen V.H.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Heqja e paligjshme e lirisë" dhe" Plagosja e rëndë me dashje". /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.