Kuriozitete
NJERIU ME MË FAT DHE NJËKOHËSISHT MË PA FAT NË BOTË
NJERIU ME MË FAT DHE NJËKOHËSISHT MË PA FAT NË BOTË
Një aksident vërtet i frikshëm është regjistruar në Kinë, ku një person fatmirësisht ka shpëtuar vetëm me lëndime.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një makinë luksoze shtypet nga një vinç në rrugë.
Mrekullisht, shoferi i cili ishte brenda automjetit ka shpëtuar dhe ka dalë nga makina menjëherë.
Ai është dërguar me urgjencë në një spital të afërt ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ka thyer kyçin e këmbës.
Po të nisesh edhe nga pamjet e aksidentit, mund të thuash me plot gojën se askush nuk ka qenë kaq i pafat dhe me më fat në të njëjtën kohë se ky person. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.