Kuriozitete
Njihuni me shkodranen që marton serbët me nuset shqiptare për 6 mijë euro
Gordana Hajkoja, me prejardhje nga Shkodra, e cila studion në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në kohën e lirë punon si përkthyese për një shoqatë për lidhje të martesave në Rashkë.Telegraf.rs, shkruan se ajo ndihmon në gjetjen e nuseve shqiptare për burrat serbë të cilët paguajnë shuma të mëdha parash kësaj shoqate për t’u martuar me shqiptare.“Më herët kam pasur më tepër kohë, dhe jam marrë aktivisht me këtë punë, sepse fitimet e përkthyesit janë të mira. Edhe tani shkoj ndonjëherë, kur kam më pak detyrime në fakultet”,tregon bukuroshja Gordan.Së pari, njerëzit i lajmërohen shoqatës dhe marrin një album me fotografi të rreth 500 vajzave, dhe ai i zgjedh 5-6 të cilat i pëlqejnë më së shumti në shikim të parë. LajmeJavore