Kuriozitete
Oficerët gjyqësorë përfundojnë kontrollin, dy orë kërkime në banesën e Tahirit
Oficerët gjyqësorë përfundojnë kontrollin, dy orë kërkime në banesën e Tahirit
Katër oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të bërë kontroll në banesën e tij.
Pas autorizimit nga parlamenti një ditë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë ngjitur në shtëpinë e zotit Tahiri bashkë me dosjet e tyre, vend në të cilin kanë qëndruar për rreth dy orë.
Kontrolli në banesën e Tahirit ka nisur në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, lidhur me dosjen Habilaj, ku lakohet edhe emri i ish-ministrit Tahiri.
Ndërkohë është parë se pas rreth 30 minutash që oficerët e policisë gjyqësore vijonin kontrollin në banesën e ish-ministrit tek Kodra e Diellit në kërkim të provave kompromentuese, Tahiri i ka lënë vetëm brenda me avokatin e tij Maks Haxhia dhe është shfaqur pas hekurave të ballkonit të katit të katërt, ndoshta duke pirë një cigare.
Pas autorizimit nga parlamenti një ditë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë ngjitur në shtëpinë e Tahirit për të bërë kontrollin në kërkim të provave që e lidhin atë me trafikun e drogës.
Nuk dihet nëse oficerët gjyqësorë kanë arritur të sigurojnë ndonjë provë në shtëpinë e Tahirit, por mësohet se ata kanë përfunduar kontrollin para pak minutash.
Më 19 tetor Krimet e Rënda i kërkoi Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, por dje mazhoranca votoi kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit dhe pro kontrollit personal dhe të banesës.
Gjatë kësaj kohe përfaqësues të ndryshëm të opozitës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i la kohë Tahirit të zhdukte provat. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.