Connect with us

Pala greke në grevë, bllokohet qarkullimi në Kapshticë dhe Kakavijë

Kuriozitete

Pala greke në grevë, bllokohet qarkullimi në Kapshticë dhe Kakavijë

Pala greke në grevë, bllokohet qarkullimi në Kapshticë dhe Kakavijë

Dy pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë, Kapshtica dhe Kakavija do të bllokohen për dy ditë.

Policia e Gjirokastrës thotë se është njoftuar nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejtë shtetit të Greqisë dhe anasjelltas dhe do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

E njëjta gjë ndodh edhe në Kapshticë. Policia greke njofton se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 23:00 e datës 18.10.2017 deri në orën 23:00 të datës 19.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit Grek dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top