Kuriozitete
Parashikimi i motit, e diel 29 tetor 2017
Parashikimi i motit, e diel 29 tetor 2017
Kthjellimet dominojnë të gjithë vendin deri në mesditë kur sërish vranësirat shfaqen në Veri dhe Qendër duke sjellë reshje të pakta në Veri- Verilindje.
Pasditja do të vijojë me vranësira dhe reshje të përkohshme në zonat veriore ndërsa kthjellime e vranësira të shpeshta do të ketë në pjesën më të madhe të territorit. Orët e natës sjellin vranësira në gjithë vendin duke rrezikuar shira të dobët e të izoluar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërisht me 1- 2°C në të dy ekstremumet ditore duke bërë që vlerat të luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat malore në 21 – 22°C ulëtsira perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në zonat Lindore me shpejtësi deri 48 km/h nga Jugperëndimi ndërsa në det të hapur dallgëzimi mbetet 3 ballë.
Europa
Veriu dhe Verilindja e Europës mbeten me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu, Veriperëndimi dhe zonat Qendrore paraqiten me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore, të cilat do të zbresin në mbrëmje deri poshtë në Alpet Europiane dhe Ballkanin Verior. Por kthjellimet dominojnë Europën Jugperëndimore si dhe gjithë pellgun e Mesdheut. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.