Connect with us

PARASHIKIMI I MOTIT, E ENJTE 9 NËNTOR 2017

Kuriozitete

PARASHIKIMI I MOTIT, E ENJTE 9 NËNTOR 2017

PARASHIKIMI I MOTIT, E ENJTE 9 NËNTOR 2017

Deri në mesditë, kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë Ultësira Perëndimore por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat Lindore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet kryesisht e kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta por me vranësira lokale dhe ndonjë reshje të izoluar paraqiten zonat malore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie 3°C gjatë mëngjesit por mesdita ruan vlera konstante por me një rritje të lehtë në zonat Jugore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1- 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dhe pellgu i Mesdheut vijojnë me vranësira dhe shira të herë pas hershëm por vranësira të dendura dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëborë do të mbizotërojnë në Veri të Europës.

Ndërsa Europa Juglindore dhe Ballkani paraqiten me vranësira kalimtare dhe reshje të pakta e të izoluara. Kthjellimet dominojnë kushtet e motit në Jugperëndim dhe Qendër të Europës si edhe në pjesën më të madhe të Europës Lindore. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top