Connect with us

Parashikimi i motit, e premte 17 nëntor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e premte 17 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e premte 17 nëntor 2017

Kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë motin thuajse në gjithë vendin, përjashtuar zonat Verilindore ku do të ketë reshje të përkohshme.

Mesdita shton vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta në ekstremet Veri- Jug dhe zonat Lindore.

Pasditja do përmirësojë motin në pjesën më të madhe të vendit por ekstremi verior dhe Verilindor mbeten me shira të përkohshëm dhe dëborë të pakët në zonat të izoluara malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që ekstremumet termike të luhaten në 2- 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Ekstremi Jugor i Ballkani dhe pellgu i Egjeut mbeten me vranësira e rrebeshe shiu me stuhi të forta ere.

Po ashtu, brigjet Perëndimore të Europës dhe pjesërisht gadishulli Skandinav, paraqiten me vranësira dhe reshje të herë pas hershme. Ndërsa vijon dominimi i motit të kthjellët e të ftohtë thuajse në të gjithë Europën. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top