Kuriozitete
Pas furtunës në burgje, ironizon Patozi: I paskemi pasur të dënuar gjysmën e drejtorëve
Pas furtunës në burgje, ironizon Patozi: I paskemi pasur të dënuar gjysmën e drejtorëve
Pas lajmit për shkarkimin e disa drejtorëve të burgjeve në vend, Astrit Patozi ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruan: “ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri!”
Patozi ndër të tjera shprehet se sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.
“Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri! Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar. Mbase ka qenë kriter i qeverisë së "Rilindjes" që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.
Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë "nder" për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha. I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda.
Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t'i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb "qorr" i rivalëve të rrugës. Dhe thonë pastaj që këta nuk po bëjnë shtet”, shkruan Tahiri. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.