Connect with us

PD: Mësuesit pa kontratë pune, Ministrja e Arsimit refuzon të firmosë prej 6 muajsh

Kuriozitete

PD: Mësuesit pa kontratë pune, Ministrja e Arsimit refuzon të firmosë prej 6 muajsh

PD: Mësuesit pa kontratë pune, Ministrja e Arsimit refuzon të firmosë prej 6 muajsh

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar sot përmes një deklarate për mediat refuzimin e MAS për të nënshkruar kontratën kolektive për 36 mijë mësues të arsimit parauniversitar në vend.

“Të gjithë mësuesit e Shqipërisë, 36 mijë mësues të arsimit parauniveristar janë prej 6 muajsh pa kontratë pune. Ministrja e Arsimit refuzon të nënshkruajë kontratën kolektive me sindikatat duke shkelur ligjin.

Mungesa e kontratës së punës që prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurtë në vendet e punës. Ata janë të pambrojtur dhe Ministria e Arsimit mund të marrë në çdo kohë vendim arbitrar për largimin e tyre, siç edhe ka ndodhur”, u shpreh Boçi.

Deputeti demokrat tha se MAS nuk e ka nënshkruar këtë kontratë pasi nuk pranon tu paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe tu japë shpërblimin e fundvitit.

“Ka edhe dy arsye të tjera, përse Ministrja nuk firmos kontratën kolektive për 36 mijë mësuesit e Shqipërisë. Sepse qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe sepse refuzon t’u japë shpërblimin e fundvitit.

Refuzimi për të lidhur kontrata me mësuesit e sistemit parauniversitar, është në kontrast me vendimin e qeverisë, e cila, për shembull, paguan për një incinerator pa u ndërtuar dhe për check up-in pa u bërë fare analizat.

Veprimi me dy standarte i qeverisë është i qartë: klientëve më të cilët ndajnë miliona euro, u jepet siguri me kontrata dhjetëvjeçare, ndërsa arsimtarët lihen të pasigurtë dhe të papaguar”, tha Boçi. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top