Connect with us

Përmbytja e autostradës, qytetarët tregojnë momentet e tmerrit që po kalojnë

Kuriozitete

Përmbytja e autostradës, qytetarët tregojnë momentet e tmerrit që po kalojnë

Përmbytja e autostradës, qytetarët tregojnë momentet e tmerrit që po kalojnë

Rëndohet situata në autostradën Tiranë-Durrës, e cila vijon të jetë e përmbytur me ujin që ka arritur rreth 1 metër lartësi. Për këtë arsye, policia ka devijuar kalimin në rrugën dytësore, por duket se as kjo masë nuk po e ndihmon situatën

Një qytetar nga vendi i ngjarjes ka denoncuar për Noa.al, situatën e rëndë në të cilën ndodhet.

Sipas tij, prej disa orësh, ata vijojnë të jenë të bllokuar në një trafik të paralizuar. Qytetari thotë se në disa raste kanë tentuar të marrin në telefon edhe Policinë e Shteit, por asnjë ndryshim.

"S'kemi ecur fare, bllokim total. Nuk kthehemi dot as pas, se përpara jo e jo. Po marrim disa herë policinë në telefon, por asgjë. Asnjë ndryshim," thotë qytetari nga vendi i ngjarjes për Noa.al

Situata në autostradën Tiranë-Durrës, ashtu si në të gjithë vendin, vijon të jetë alarmante, me ujin që ka vërshuar duke përbytur dhjetëra banesa dhe rrezikuar jetë njerëzish. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top