Connect with us

Përplasen dy mjete në Peqin, 7 të plagosur

Kuriozitete

Përplasen dy mjete në Peqin, 7 të plagosur

Përplasen dy mjete në Peqin, 7 të plagosur

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me njera tjetrën.

Françesko Beqiri, 37 vjeç banues në Peqin, u arrestua nga policia si i dyshuar për aksidentin.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në aksin rrugor Elbasan- Peqin në fshatin Bishqem duke drejtuar mjetin tip furgon taksi me targa AB 656 T, është përplasur me mjetin tip kamioçinë me targa AA 991 IH që drejtohej nga D.M., 38 vjeç banues në fshatin Pajovë të Peqinit.

Si pasojë është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i kamioçinës dhe pasagjeri që ishte në këtë mjet shtetasi G.T., 32 vjeç banues në fshatin Bishqem.

Gjithashtu janë plagosur dhe pasagjerët që ishin në mjetin furgon taksi, M.D., 25 vjeç, K.S., 20 vjeçe, Xh.B., 21 vjeç, S.Sh., 25 vjeç dhe Xh.B., 21 vjeçe.

M.D., dhe S.Sh., janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Durrësit ndërsa të plagosurit e tjerë në spitalin e Elbasnir, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarja materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top