Connect with us

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, një person në kërkim

Kuriozitete

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, një person në kërkim

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, një person në kërkim

Konflikti mes dy personave ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, ku një person është shpallur në kërkim dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë.

I shpalluri në kërkim është G. M., 34 vjeç, banues në fshatin Muriqan, si dhe u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë H. Q., 70 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në lagjen “Goricë”, Muriqan, janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri në ajër, ku nga të shtënat mësohet se nuk ka njerëz të dëmtuar.

Nga shërbimet e policisë pas mbërritjes në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja armë zjarri automatike.

Gjatë kontrollit në banesën G. M., ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 110 fishekë automatiku model 56.

Ndërsa në banesën e të moshuarit, u gjet e sekuestrua një armë gjahu çifte me leje, ndërsa në banesën e djalit të tij shtetasit P. Q., 46 vjeç, u sekuestruan dy armë gjahu me leje të rregullt.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje”, në ngarkim të shtetasit G. M. Ndërsa në ngarkim të shtetasit H. Q., për veprën penale të “Kanosjes”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top