Connect with us

Përzgjidhja e drejtuesve të rinj të spitaleve, Manastirliu: Për herë të parë konkurs transparent

Kuriozitete

Përzgjidhja e drejtuesve të rinj të spitaleve, Manastirliu: Për herë të parë konkurs transparent

Përzgjidhja e drejtuesve të rinj të spitaleve, Manastirliu: Për herë të parë konkurs transparent

Sot u zhvillua provimi me shkrim për përzgjedhjen e drejtuesve të spitaleve Universitare dhe Rajonale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër fazën e dytë të konkursit, ku garuan 53 kandidatë për 11 spitalet Rajonale dhe 22 kandidatë për 5 spitalet Bashkiake.

“Është hera e parë që zhvillohet një konkurs i tillë, publik, transparent për drejtuesit e shëndetësisë në vend. Ky është një standard i ri, një model i ri dhe tashmë nuk ka më kthim mbrapa, por çdo konkurs do të zhvillohet mbi bazë meritokracie dhe mbi baza të procedurave transparente”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kandidatët për drejtorë të spitaleve Universitare dhe Rajonale kalojnë në 3 faza testimi për përzgjedhjen e tyre.

“Kishim 84 aplikime në fazën e parë ku u konkurua me dosje, me kritere tashmë të shpallura, ku përfshihet edhe eksperienca në punë. Nga 84 aplikues, 75 e kanë kaluar fazën e parë dhe testohen sot me shkrim. Më pas, do të konkurohet në fazën e tretë, atë të provimit me gojë, me një komision tashmë të ngritur Ad-hoc, të përbërë nga ekspertë të shëndetësisë dhe menaxhimit në Shqipëri si dhe ekspertë ndërkombëtarë të menaxhimit spitalor”, tha znj. Manastirliu.

Në fazën e parë, u regjistruan 84 aplikime, për 16 spitalet Universitare dhe Rajonale në vend. Nga 75 kandidadët që kaluan në fazën e dytë, janë 22 konkurentë që garojnë sot për drejtues të 5 spitaleve Universitare në Tiranë dhe 53 konkurentë garojnë për drejtues të 11 spitaleve Rajonale.

Pas kësaj faze, e cila përmbyllet sot, në datat 1, 2 dhe 3 nëntor do të zhvillohet testimi me gojë, me një komision Ad-hoc. Me përfundimin e fazës së tretë, do të bëhet klasifikimi në bazë të pikëve të mbledhura në secilën fazë, për të shpallur 16 drejtuesit e rinj të spitaleve, të përzgjedhur për herë të parë përmes këtij konkursi transparent dhe me bazë merite./b.l/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top