Connect with us

Plagosja e dyfishtë dje në Shëngjin, dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen

Kuriozitete

Plagosja e dyfishtë dje në Shëngjin, dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen

Plagosja e dyfishtë dje në Shëngjin, dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen

Policia e Lezhës jep detaje të rejë në lidhje me ngjarjen e djeshme në Shëngjin, ku mbetën të plagosur 2 persona dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë, nga tërësia e veprimeve dyshohet se objekt sulmi dyshohet të ketë qenë shtetasi Florian Dushku, ndërsa shtetasi S.B., u plagos aksidentalisht, i gjendur rastësisht.

Për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë kqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.

Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambjente.

Vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave.

Materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativ” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit”./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top