Connect with us

Plagosja në Shëngjin, publikohen emrat e përfshirë në konflikt

Kuriozitete

Plagosja në Shëngjin, publikohen emrat e përfshirë në konflikt

Plagosja në Shëngjin, publikohen emrat e përfshirë në konflikt

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e pasdites së sotme në Shëngjin të Lezhës, ku mbetën të plagosur dy persona.

Pamjet e siguruar nga Noa.al janë nga vendi i ngjarjes, ku personat e plagosur janë Florian Dushku dhe Kujtim Thercaj.

Policia sqaron se personat në fjalë janë qëlluar nga disa të tjerë që ndodheshin në një makinë, dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Janë ngritur postoblloqe për të rënë në gjurmët e tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut. Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top