Kuriozitete
“Plas” sërish në Shkodër/Kunata bën hatanë në shtëpi
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në një familje në Shkodër. Uniformat blu raportojnë nga qyteti verior se kunata ka dhunuar nusen e shtëpisë dhe fëmijët e saj.
Sipas bluve të Shkodrës, është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje për shtetasen A.K., 33 vjeç. Kjo e fundit ka qenë duke ndenjur në shtëpi kur kunata e saj R.K., 54 vjeç, ka shkuar duke e dhunuar psikologjikisht atë dhe fëmijët e saj të vegjël. 33 vjeçarja duke u ndodhur në këtë situatë të vështirë ka denoncuar rastin në polici dhe ndaj saj gjykata e Shkodrës ka lëshuar menjëherë urdhër mbrojtje.
Dhuna në familje fatkeqësisht po vjen duke u përhapur, duke u kthyer në modë. Në disa raste janë shkelur edhe urdhrat e mbrojtjes teksa gratë dhe vajzat janë dhunuar. Dhuna nuk është vetëm në zonat rurale por është përhapur edhe në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë një video-skandal u publikua në Koplik të Shkodrës, ku një grua u kap mat nga kunata dhe burri i saj me dashnorin në krevat./CityNews