Kuriozitete
Polici ngatërron revolen elektrike me atë me plumba, qëllon aksidentalisht adoleshentin
Polici ngatërron revolen elektrike me atë me plumba, qëllon aksidentalisht adoleshentin
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara, ku një polic ka ngatërruar revolen me plumba me atë elektrike, dhe si pasojë e kësaj ngatërrese ka plagosur një adoleshent në krah.
Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformat e policisë, shfaqin momentin kur polici qëllon, dhe personi i plagosur dëgjohet duke thënë, “oh Zot më qëlloi”, transmeton Telegrafi. Charles Gillis ishte njëri nga tre policët që iu përgjigjen një telefonate gjatë 9 tetorit.
Gillis ishte munduar të “neutralizoi” 18-vjeçarin Jamel Jackson, nëna e të cilit kishte kërkuar ndihmë pasi i biri i saj e kishte goditur në fytyrë.
Si pasojë e mos bashkëpunimit mes të riut Jackson dhe policisë, ata deshën ta qetësojnë situatën duke e goditur me revole elektrike, por polici e ngatërroi atë me revolen e vërtetë, duke e plagosur.
Ekipi i hetuesve kanë deklaruar për mediat se qëllimi i policit ishte përdorimi i revoles elektrike, por në një moment kaosi e ngatërroi me revolen e vërtetë me plumba. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.