Connect with us

Policia e Shijakut dhe FNSH kontroll në rrugë dhe lokale, kapet një person i armatosur

Kuriozitete

Policia e Shijakut dhe FNSH kontroll në rrugë dhe lokale, kapet një person i armatosur

Policia e Shijakut dhe FNSH kontroll në rrugë dhe lokale, kapet një person i armatosur

Policia e Shijakut e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, ka ushtruar kontrolle të befasishme në akset rrugore, lokale e ambiente të ndryshme, për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në një lokal bastesh sportive, është kapur në flagrancë një person që kishte me vete një armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me 20 fishekë.

Gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës si rezultat i kontrollit të ushtruar nga policia u arrestua Selman Krasniqi, 37 vjeç.

I dyshuari në momentin që policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qera prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga FNSH-ja dhe policia lokale.

Në përfundim të veprimeve të rastit, policia vuri në pranga 37-vjeçarin nga Shijaku.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top