Connect with us

Policia në kërkim të vëllait të Moisi Habilajt, dyshon se fshihet në…

Kuriozitete

Policia në kërkim të vëllait të Moisi Habilajt, dyshon se fshihet në…

Policia në kërkim të vëllait të Moisi Habilajt, dyshon se fshihet në…

Një javë më parë policia italiane goditi një organizatë kriminale të trafikimit të drogës, të përbërë nga 11 persona, shqiptarë e italianë. Grupi, i cili e shtrinte aktivitetin e jashtëligjshëm në Siçili, drejtohej nga Habilajt e Vlorës dhe sipas Policisë italiane, vitet e fundit ka trafikuar një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Gjatë operacionit të policisë të hënën e kaluar, u arrestuan 3 shqiptarë e 4 italianë, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 4 shqiptarë të tjerë, për të cilët u lëshuan urdhërarrestet ndërkombëtare, pasi dyshohej se fshiheshin në Shqipëri.

Dy prej urdhër-arresteve janë ekzekutuar nga Policia gjatë ditëve të fundit në Vlorë, ku u zbulua edhe një sasi prej 4 tonësh kanabis e grupit “Habilaj”. Në pranga u vunë Armando Koçerri dhe Nezar Seiti.

Tashmë mbeten edhe dy persona të tjerë në kërkim, të cilët po kërkohen nga Policia e Prokuroria, shkruan “bw”. Operacioni në fshatrat e Vlorës po vazhdon prej tri ditësh për arrestimin e Florian Habilajt, vëllait të Moisi Habilajt, që dyshohet si drejtues i grupit.

Gjithashtu, forcat e Policisë janë në ndjekje edhe të Sabaudin Çelajt, që dyshohet po ashtu se fshihet në fshatrat e Vlorës.

Deri tani nuk është rënë ende në gjurmët e tyre, por operacioni vazhdon nga ana e Policisë së Shtetit deri në arrestimin e tyre apo edhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top