Connect with us

Policia shoqëron dy persona për grabitjen e banesës, flet nëna e Gjiknurit

Kuriozitete

Policia shoqëron dy persona për grabitjen e banesës, flet nëna e Gjiknurit

Policia shoqëron dy persona për grabitjen e banesës, flet nëna e Gjiknurit

Dy persona janë shoqëruar në polici, si të dyshuar për grabitjen e ndodhur në banesën e nënës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Të shoqëruarit dyshohet të jenë autorët e grabitjes së banesës së të moshuarës.

Ndërkohë nëna e ministrit, 67-vjeçarja Lirie Gjiknuri ka thënë se i kanë marrë rreth 300 mijë lekë të vjetra, të cilat i kishte mbledhur nga pensioni.

“Nuk bëhet fjalë për miliona, por disa para që kisha hequr mënjanë nga pensioni”, ka thënë e moshuara para uniformave blu, ndërsa banesa dyshohet të jetë vjedhur një ditë më parë.

Mendohet se hajdutët kanë hyrë nga dritarja e banjës së banesës e cila ndodhet në katin e tretë të një pallati të vjetër.

Po ashtu janë marrë edhe disa sende me vlerë. Grabitja ka ndodhur në rrugën “Maliq Muça” në kryeqytet, në momentin që në banesë nuk ka patur njeri.

Policia bëri këqyrjen e kamerave të bizneseve për rreth, duke çuar në shoqërimin e dy të dyshuarve. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top