Connect with us

PROBLEME TË VAZHDUESHME ME DHIMBJET E KOCKAVE? SHMANGNI KËTO 3 USHQIME

Kuriozitete

PROBLEME TË VAZHDUESHME ME DHIMBJET E KOCKAVE? SHMANGNI KËTO 3 USHQIME

PROBLEME TË VAZHDUESHME ME DHIMBJET E KOCKAVE? SHMANGNI KËTO 3 USHQIME

Sapo flitet për dhimbje kockash, shumica mendojnë menjëherë për reumatizmën. Por nuk është gjithmonë kjo sëmundje shkaku i dhimbjeve, pasi ka raste kur mund të kemi të bëjmë me artrit dhe inflamacione të tjera të gjymtyrëve.

Mënyrat e gabuara të qëndrimit, lodhja fizike dhe faktori gjenetik janë disa nga faktorët që rrisin mundësinë të vuani nga dhimbjet e kockave, por jo më pak i rëndësishëm mbetet regjimi ushqimor. Më poshtë gjeni 3 ushqimet që nuk duhet të hani nqs keni dhimbje kockash.

Pijet e sheqerosura

Këto pije kanë në përmbajtjen e tyre sheqer të dëmshëm dhe acid fosforik që përkeqësojnë gjithmonë e më shumë gjendjen tuaj shëndetësore.

Mishi i kuq

Edhe pse mishi përmban shumë hekur që ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, në qoftë se ju abuzoni me konsumin e tij mund të rrisni rrezikun për të patur artrit reumatoid dhe patologji të tjera që sjellin dhimbje të kyçeve.

Veza

Edhe pse vezët janë një burim i pashtershëm vitaminash dhe proteinash, është e këshillueshme që personat që kanë probleme me kockat të reduktojnë sa më shumë konsumin e tyre. Duke qenë se vezët janë me origjinë shtazore, ato përmbajnë acid arachidonoic që ul mbrojtjen e organizmit në rast se vuani nga artriti.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top