Connect with us

Prokurori i Antimafias italiane: Po na “pushton” droga nga Shqipëria

Kuriozitete

Prokurori i Antimafias italiane: Po na “pushton” droga nga Shqipëria

Prokurori i Antimafias italiane: Po na “pushton” droga nga Shqipëria

Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane Franko Roberti në një dalje publike është shprehur ndaj situatës së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

I ftuar në kongresin vjetor të Organizatës Kombëtare të gjyqtarëve italianë, Franko Roberti tha se “drogat e lehta kanë pushtuar vendin, duke shkaktuar viktima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, si rrjedhojë e trafikut të drogave të lehta nga Shqipëria.”

Për këtë , tha ai, “i kemi kërkuar qeverisë e parlamentit italian një zgjidhje të pashmangshme. Ose të bashkojmë të gjitha forcat për të luftuar trafikun e drogave të lehta, ose t’i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur mungesën e vlerës morale të përdoruesit të saj. Objektivi i shtetit të së drejtës është të luftojë fuqitë kriminale e jo të bashkëjetoje me ta.” shkruan Ora News.

Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias ka shpjeguar se “impenjmi i forcave të rendit ka reduktuar trafikun e sasisë së drogave të rënda në vend, ndërsa trafiku i drogave të lehta është shtuar në mënyrë të dukshme me gjithë impenjimin e të gjithëve.”

“Legalizimi i drogave të lehta do të ishte një goditje e rëndë e klaneve kriminale”, tha ai.

“Shteti duhet të prodhojë e shes droga të lehta të cilësisë më të mirë e me çmime më konkuruese se ato të trafikuara nga klanet kriminale”, ka vijuar ndër të tjera.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top