Connect with us

PROKURORI I PËRGJITHSHËM REFUZON TË PRESË NË TAKIM SAIMIR TAHIRIN

Kuriozitete

PROKURORI I PËRGJITHSHËM REFUZON TË PRESË NË TAKIM SAIMIR TAHIRIN

PROKURORI I PËRGJITHSHËM REFUZON TË PRESË NË TAKIM SAIMIR TAHIRIN

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pritur të martën në zyrën e tij ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, pas kërkesës së nga ky i fundit. Takimi ishte kërkuar nga vetë zoti Tahiri.

Zyra e shtypit e zotit Llalla konfirmoi zyrtarisht se kryeprokurori nuk e priti Tahirin në takim sipas kërkesës që kishte bërë ish ministri i Brendshëm.

Prokuroria e Përgjithshme u tregua korteziale kur tha se “për shkak të angazhimeve” takimi Llalla- Tahiri nuk mund të zhvillohej.

Orët e fundit, në mediat italiane u publikuan përgjimet e disa personave personave të zhytur në trafik ndërkombëtar droge me vlerë miliarda lekë. Në përgjime rezulton dhe Saimir Tahiri, për të cilin një nga të përgjuarit e policisë pohon se i dërgonte pjesën e vet të parave Tahirit, në rastin e përgjuar, 30 mijë euro.

Nga arrestimet e fundit në Itali të një bande droge, në krye të saj qëndron shtetasi Moisi Habilaj, për të cilin opozita thotë se është i afërmi i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Kreu i PD, Basha dhe ish kryeministri Berisha, kanë intensifikuar sulmet ndaj zotit Tahiri, madje kanë kërkuar arrestimin e tij.

Kurse ish ministri i ka hedhur poshtë ato. /noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top