Kuriozitete
Pse mbulohemi kur flemë gjumë? Vjen përgjigja
Pse mbulohemi kur flemë gjumë? Vjen përgjigja
Të gjithë ne mbulohemi sa herë që biem për të fjetur, duke hedhur jorgan ose batanije.
Por a e dini se pse mbulohemi kur flemë gjumë? Përgjigja do ju surprizojë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për të ftohtin dhe ruajtjen e temperaturës së trupit.
Drejtoresha e klinikës për pagjumësinë në Rochester të New York, Alice Hoagland thotë se gjumi mbuluar i ndihmon shumë pacientët që vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia.
Kjo pasi batanija apo jorgani i bën njerëzit të ndihen më të sigurtë dhe në këtë mënyrë, rritet niveli i serotoninës, hormoni i lumturisë në tru.
Por sigurisht që një rol parësor ka edhe mbajtja ngrohtë. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.