Connect with us

Qeni i shtëpisë kafshon rëndë vogëlushin në Shijak

Kuriozitete

Qeni i shtëpisë kafshon rëndë vogëlushin në Shijak

Qeni i shtëpisë kafshon rëndë vogëlushin në Shijak

Një qen shtëpie sulmoi fëmijën e vogël duke e kafshuar rëndë në trup dhe duke i shkaktuar plagë serioze.

Fëmija është një djalë vetëm tre vjeç, banues në zonën e Shijakut, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Komisariati i Policisë Shijak tha sot se “në fshatin Pjezë, në banesë, është kafshuar nga qeni i shtëpisë, fëmija E.P. 3 vjeç.

Pas plagëve që mori, vogëlushi u dërgua me urgjencë në QSUT “Nënë Tereza”, ku edhe ndodhet aktualisht, jashtë rrezikut për jetën,

Policia tha se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Rasti i kafshimit të një fëmije nga qeni i shtëpisë vë në pikëpyetje sigurinë e vogëlushëve me qen brenda mjediseve shtëpiake.

Disa mendojnë se mbajtja e qenit brenda shtëpisë jo vetëm nuk është higjienike, por ashtu si rasti i Shijakut, bart rrezik evident të sulmeve me pasoja dramatike. /noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top