Connect with us

Rama: Boll e kam bërë avokatin e Tahirit, uroj të mos bëhem kurrë pishman

Kuriozitete

Rama: Boll e kam bërë avokatin e Tahirit, uroj të mos bëhem kurrë pishman

Rama: Boll e kam bërë avokatin e Tahirit, uroj të mos bëhem kurrë pishman

“Boll e kam bërë avokatin për të, më vjen shumë mirë që ai e ka thënë që nuk ka nevojë të bëjë askush avokatin e tij”, ka thënë kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me grupin e PS.

Më tej Rama shtoi se partia që ai drejton nuk ka për tu bërë asnjëherë mburoja përballë drejtësisë, por sipas tij edhe nuk do lërë asgjë për të bërë që të poshtërohen deputetet.

“Sot nuk më mjafton dot përgjigjja e Tahirit. E kam të pamundur të mjaftohem me përgjigjen e tij. Do të ishte zhgënjimi më i rëndë dhe mësimi më i hidhur nëse do të zbuloj se pas kësaj historie Saimir Tahiri nuk do të ishte ai që unë njoh, por një vemie që turpëron fjalën njeri.

Kushdo të mendojë ç’të dojë. Nuk më intereson. Për mua nga momenti i parë sot e deri kur të dalë e vërteta nuk ka rëndësi asgjë tjetër veç përgjigjes së pyetjes: A është i pafajshëm Saimir Tahiri?

Boll e kam bërë avokatin e Saimir Tahirit për 4 vjet në gjyqet politike e mediatike. E kam bërë me vetëdije të plotë pa dyshuar kurrë në integritetin e tij, e kam bërë me pasionin për të ndryshuar Shqipërinë. Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri”, tha Rama.

Rama ka folur gjithashtu edhe për qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Renda lidhur me deputetin Saimir Tahiri.

“Ku u gjet ky zell i panjohur i një prokurorie të krimeve të rënda që nuk ka lëvizur asnjë gisht që kur ka lindur. As për fakte e prova që dihen e shihen ashiqare si shumë të dyshimta. Kurrë. Asnjëherë. Emër kaq i madh dhe bilanc memec. Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për ti prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall, ku fatura mbaron me etj. dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë. Kështu i luftojnë kriminelët, me etj.. e pastaj i zgjidhim rrugës a ishe ti apo ishte tjetër. Ca jemi ne faturistët e arrestit për deputetë apo na dinë ekspertë kontabël. Apo ne na erdhi në shteg Saje qorri.. rrëzojmë qeverinë e krimit?”, shtoi Rama.

E ndërsa thekson se Tahiri ishte ministri i kabinetit Rama në mandatin e parë të qeverisjes, më i sulmuari nga opozita, ai rikujton momentin e burgosjes së Fatos Nanos, vite më parë.

"Kështu ndodhi edhe me Fatos Nanon, vite më parë. I vetmi politikan i dënuar me burg në këto 27 vite. Ashtu u sollën situatat edhe atë herë. U arrestua Nano me ca letra magazinash nga Italia. Por i arrestuar në emër të luftës së të resë për të bërë drejtësi kundër korrupsionit. Kush e arrestoi? Dhe sot rikthehet ajo stafetë mes politikës që baltos dhe drejtësinë që burgos. Të harrojnë se mund të kthejnë pas në ato situata, Shqipërinë e shekullit XXI", shtoi Rama.

Më herët në fillim të fjalës së tij, Kryeministri sqaroi njohjen me Tahirin, duke thënë se i ka dhënë mbështetje të plotë si ministër dhe nuk i ndërhyri asnjëherë.

“Ishte vullnetar në zgjedhjet e 2003, u paraqit me një e0mail. E nisi rrugën e karrierës si koordinator, që ndërtoi vetë nga hiqi. Pastaj u bë zëdhënës i partisë, mbi një dërrasë të zezë, ku shkruante faktet korruptuese. I ngjiti shkallët një e nga një. Për meritat e tij në punë u zgjodh dhe ministër i brendshëm, i dhashë gjithë mbështetjen dhe besimin tim. Por siç tregoi koha, në detyrën shumë të vështirë, atij iu deshën më shumë se gjithë tjerët. Nuk i ndërhyra asnjëherë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve. I kam miratuar pa ngurrim kandidaturat që më ka sjellë për policinë.

Nuk e kam pasur kurrë deri ditën kur ka ikur nga dita e ministrit as numrin e të parit e as të dytit në telefonin tim. Çdo mesazh të qytetarëve përmes telefonit për policinë ja kaloja ministrit dhe aty mbyllej. Nuk mbaj mend të kem folur në katër vjet me një drejtor policie apo shef komisariati, as kam takuar ndonjë prej tyre, përveç rasteve shumë të rralla në prani të ministrit. Nuk kam lejuar në asnjë rast që ministri të vihej në pozitiv nga deputetë.

As për ankesa, as për ndërhyrje të policisë, kur deputetët viheshin në pozitë nga ankesat e njërit apo tjetrit. Kush është këtu mund ta kujtojë se që në mbledhjen e parë pas formimit të qeverisë së parë, ju kam thënë në tre drejtime do t’i ndalojmë ndërhyrjet politike: policët, mësuesit, diplomatët. Prandaj mos iu bini telefonave të ministrave, e kanë të ndaluar nga unë.

Më është dashur ta porosis jo një herë këtë, në ndonjë rast kam bërë edhe debat me ton të lartë me ndonjë anëtar të grupit, sepse nga një anë tradita mizerabël nga ana tjetër presioni, e bëjnë shumë të vështirë. Pas disa kohësh, u arrit mirëkuptim dhe u respektua kjo linjë e panjohur deri në vitin 2013. Për herë të parë, Policia e Shtetit nuk ishte më mish për t’u shqyer në tepsinë e pushtetit. U ndalua futja e duarve nën mëngën e policisë”, tregoi Rama.

Ndërkohë të mërkurën do të mblidhet seanca plenare, ku pritet të hidhen në votim dy raportet, një nga opozita dhe tjetra nga mazhoranca pas votimit në Këshillin e Mandateve. Mazhoranca ka autorizuar prokurorinë vetëm për kontrollin personal dhe të banesës së zotit Tahiri, nga ana tjetër opozita ka mbështetur të plotë kërkesën e Kriemeve të Rënda për arrestimin e Tahirit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top