Connect with us

Rama ftoi qytetarët të jenë pjesë e qeverisë, Vasili: Lum ministrat që tallen me ty

Kuriozitete

Rama ftoi qytetarët të jenë pjesë e qeverisë, Vasili: Lum ministrat që tallen me ty

Rama ftoi qytetarët të jenë pjesë e qeverisë, Vasili: Lum ministrat që tallen me ty

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për platformën bashkëqeverisëse.

Vasili shkruan në rrjetin e tij social Facebook se Rama na tha sot se as ushtria që ka në kryeministri nuk i ka kthyer përgjigje ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, ndërsa tani do të bëjë aleancë me qytetarët. Më tej ai bën një sërë pyetjesh që sipas tij janë shumë të vështira për shkollëpaktin.

“Kryeministri, që s'i kthen as përgjigje popullit, do që të bëjë aleancë me të. Ky kryeministri na thotë që as ushtria që ka në kryeministri nuk i paska kthyer përgjigje hiç ankesave dhe kërkesave të qytetarëve. Po kush i ndali? Po milionat e harxhuara për platformën? Po qindra rroga për vegjetuesit komentatorë brenda kryeministrisë?

Po ky vetë ku ka qenë, ku ka vegjetuar tërë këto vite, që si paska parë vartësit se si nuk ja varin hiç popullit? Po timonin a e kishte vetë? Po aleancën me popullin, që e paska përbuzur po vetë, a do ta bëjë? Shume pyetje këto, edhe të vështira shumë për shkollëpaktin”, shkruan Vasili.

Më tej ai shton se nesër Rama do të thotë një budallallëk tjetër, siç bëri me TVSH për biznesin e vogël. “Nesër do thotë edhe për këtë ndonjë budallallëk tjetër, siç bëri me TVSH e biznesit të vogël, që ca ditë kur e vuri tha e ç'nuk tha, pastaj kur e hoqi e qepi gojën. Çtë bëjë tjetër kur nuk kupton? E thjeshtë fare: lexon e thotë vetëm ç'ti shkruajnë. Lum ata ministra, që tallen me të”, përfundon Vasili.

Më herët kryeministri Rama ka prezantuar platformën për bashkëqeverisje, kyu ka folur për përzgjedhjen e anëtarëve që do të merren me ankesat dhe kërkesat e qytetarëve. Në prani të personave që po trajnohen me këtë projekt, kreu i qeverisë theksoi se në këto vite tranzicioni janë ende problemet që ndodhin brenda kryeministrisë, siç është moskthimi i përgjigjeve për ankesat që kanë qytetarët.

Kryeministri shtoi se të gjithë qytetarët që do të përdorin platformën bashkëqeverisëse dhe do të të marrin përgjigje direkte nga eprorët më të lartë, që janë ministrat. Shefi i qeverisë tha se çdo qytetar mund të realizojë një denoncim, me qëllim që të sensibilizojë qeverinë.

“Përmes platformës njerëzit do marrin përgjigje dhe përgjegjës për çdo ankesë dhe për çdo vlerësim të shprehjes së dëshirës për kontribut janë ministrat dhe ministret. Në këtë platformë çdo qytetar mund të realizojë një denoncim në media, me qëllimin që të sensibilizojë qeverinë.

Të gjitha denoncimet në media, apo kudo tjetër janë të mirëseardhura. Por kjo platforma krijon mundësinë që ta zgjidhësh problemin direkt. Duke përdorur këtë platformë njerëzit marrin në dorë një armë për të luftuar të drejtat e tyre dhe i japin mundësi vetes që në këtë luftë të jenë me qeverinë në krah”, u shpreh Rama. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top