Connect with us

Rama: Lulzim shpjego pse PD shkoi dje në Himarë? Basha: Zhyte vendin në drogë

Kuriozitete

Rama: Lulzim shpjego pse PD shkoi dje në Himarë? Basha: Zhyte vendin në drogë

Rama: Lulzim shpjego pse PD shkoi dje në Himarë? Basha: Zhyte vendin në drogë

Kuvendi sot është përfshirë nga replika dhe debate të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, duke iu drejtuar opozitës tha se ata nuk mbajnë përgjegjësi përpara atyre që i kanë zgjedhur. Dhe akuzoi PD se për hir të pushtetit janë gati ta bëjnë mejdan të luftës politike edhe një çështje që është kombëtare, si ajo e Himarës.

“Lulzim hajde këtu dhe jepi përgjigje shqiptarëv çfarë donte PD dje në Himarë. Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë lidhur me një projekt të rilindjes urbane në Himarë. Hajde këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve çfarë është Himara për ty dhe çfarë shkelje ka bërë qeveria shqiptare?”, u shpreh Rama.

Por si përgjigje, Basha pyeti Ramën pse e zhyti Shqipërinë në drogë. Ai e akuzon se ka kthyer Shqipërinë në një njollë droge dhe Rama është kryepëfituesi i drogës, 1.3 miliardë euro.

“Ky është klloun që nuk i përgjigjet pyetjes pse e zhyte Shqipërinë në drogë. Je bërë karikaturë. Streha e fundit e maskarait është pseudopatriotizmit. Ja ku e ke eksportin tënd o më i madhi i kastravecëve. Droga është eksporti jot. I ke vënë kazmën vendit. Ti nuk duhej dhe nuk mund të ishe aty në një sistem demokratik. Do të vijë ora që do të përgjigjesh.

As batutat as megafonët nuk do të bëjnë më punë. Do të japësh llogari, besoj më shumë herët se vonë. Rama është kryepëfituesi i drogës. 1.3 miliardë euro, ky dhe habilajt e tij përfituan nga droga. Po të ishe patriot do të kishe dhënë dorëheqjen ditën kur u kapën mushkonjat e para. Në një sistem normal demokratik duhej të ishe shkarkuar”, tha Basha.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama i cili e ka cilësuar Bashën një megafon ndërsa i ka kërkuar sërish që PD tu shpjegojë shqiptarëve cilat shkelje ka bërë qeveria në Himarë?

“Je një gramafon. PD tu shpjegojë shqiptarëve cilat shkelje ka bërë qeveria në Himarë? PD tu shpjegojë pse i dha zë më shumë opozitës greke. Pse iu bashkuan një kori të ngritur mbi të pavërteta. I detyrohet shqiptarëve një përgjigje të qartë, çfarë është Himara për PD-në. Këtyre pyetjeve nuk i ikën dot.

Mos përgjigjja është se ju nuk mbani përgjegjësi për fatet e këtij vendi dhe e vetmja shtysë që juve ju nxjerr në mejdanin e propagandës është ankthi i pushtetit të humbur dhe epshi për një pushtet që nuk duhet ta merrni këtu por ta merrni aty ku janë shqiptarët. Ju kërkoni sherr, por sherr me ne nuk keni”, deklaroi Rama. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top