Connect with us

Rama mbledh grupin parlamentar, flet për buxhetin e vitit 2018

Kuriozitete

Rama mbledh grupin parlamentar, flet për buxhetin e vitit 2018

Rama mbledh grupin parlamentar, flet për buxhetin e vitit 2018

E ka nisur me një premtim fjalën përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke thënë se “në 4 vjet, shqiptarët do të shikojnë një transformim të qenësishëm”.

Duke folur për buxhetin e vitit 2018, Edi Rama tha se mbetet prioritet punësimi dhe rritja ekonomike e vendit.

“Të krijojmë kushtet për një rritje të punësimit real. Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor, ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime”, tha Rama

Kreu i qeverisë foli edhe për investime konkrete, ku duket se edhe në këtë buxhet, një vend të rëndësishëm do të kenë edhe investimet në infrastrukturë.

“ duhet të vazhdojmë për investime masive në infrastrukturë dhe jo vetëm, pasi qoftë në shëndetësi, qoftë në arsim, kemi një kapërcim të ndjeshëm të kufirit të investimeve në funksion të përmirësimit të infrastrukturës dhe jo vetëm”, u tha deputetëve Rama.

Sipas Rames, buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top