Kuriozitete
Rama: Mësuesit kanë bërë maksimumin në kushte dramatike, të përmbushim boshllëqet e së shkuarës
Rama: Mësuesit kanë bërë maksimumin në kushte dramatike, të përmbushim boshllëqet e së shkuarës
Kryeministri Edi Rama nga shkolla "E Kuqe" në një takim me mësuesit e Tiranës ka prezantuar platformën për rritjen profesionale të mësuesve.
"Mësuesit në Shqipëri në kushte dramatike kanë bërë maksimumin, por nëse nuk ndihmohen nuk përfshihen në sistemin e qëndrueshëm e kanë të pamundur që vetëm me përpjekjet e tyre të ndjekin ritmin e kohës.
Nga të gjitha të dhënat kemi një fushë të tërë për të përshkruar dhe për të përmbushur boshllëqet e së shkuarës në trajnimin e mësuesve. Portali "Mësues për Shqipërinë" ka dhënë rezultate. Po përgatitemi për reformimin e DAR, nuk do të kemi më këtë numër, do jenë vetëm 4, në rajone.
Sipas një harte që e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo sipas ndarjes administrative, por zhvillimit. Roli i drejtorive do të ndryshojë, DAR nuk do të jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, do të jenë garant të cilësisë për të gjithë aktorët në fushën edukimit”, u shpreh Rama.
Më tej kryeministri theksoi se portali do e bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore dhe sipas tij do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe çdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike.
"Përfundimisht çdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot përsa kohë bën detyrën, zëvendësimet sipas meritës. Drejtuesit janë aty, aksident politik, si një monument i së shkuarës.
Nga një sistem i thjeshtë 300 drejtorë kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar, mes tyre. Nëse drejtuesit e shkollave futen në një proces normal trajnimi, sigurisht që mund t'i rrisim shpejt aftësitë e tyre", tha Rama. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.