Connect with us

Rama nis ditën me pamje nga ekspozita “Urtësi sot e mot”, qytetarët i sulen: Dili për zot Tahirit

Kuriozitete

Rama nis ditën me pamje nga ekspozita “Urtësi sot e mot”, qytetarët i sulen: Dili për zot Tahirit

Rama nis ditën me pamje nga ekspozita “Urtësi sot e mot”, qytetarët i sulen: Dili për zot Tahirit

Kryeministri i vendit e ka nisur këtë ditë të premte ashtu si pothuajse çdo mëngjes tjetër duke uruar një ditë të mbarë gjithë shqiptarët.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka zgjedhur pamje nga ekspozita “Urtësi e mot” me punët e përzgjedhura të artistes kosovare me famë botërore Lala Meredith-Vula.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të ekspozitës “Urtësi sot e mot” me punët e përzgjedhura të artistes kosovare me famë botërore Lala Meredith-Vula, që çelet sot në hapësirën e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Por komentuesit kanë vërshuar me lumë kritikash lidhur me çështjen e shumë përfolur këto ditë, atë të Saimir Tahirit.

Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët i kanë kërkuar kryeministrit Rama që t'i dalë për zot Tahirit dhe ta mbrojë dhe të mos e lërë në baltë.

"Po i shofim përditë këto vepra, po ik dili në krah Sajes sepse s'ka vrarë njeri. Ata kanë vrarë dhe po vrasin dhe nuk i gjen gjë. Tregohu dhe ti që je Burrë, jo shaka. Prokuroria nuk funksionon më dhe e di gjithë Shqipëria kështu që mos t’ja lëmë në dorë një plere të vendosë për idhullin e gjithë PS. Me Sajen është e gjithë Shqipëria. Respekte", shkruan një nga komentuesit.

Ndërsa një tjetër e akuzon se është i pafytyrë kur në një situatë si kjo, Rama vazhdon të bëjë show me urime dhe përshëndetje.

"Po ç'mirëmëngjes more aman, akoma ke fytyrë të postosh në Fb kot pa lidhje… fshati digjet ti kihesh me këto show-t që na hedh syve…dje kam parë Saimirin te Opinion kishte dhimbje dhe mllef në sytë e tij, ruju se siç e hodhe të vetëm në "Gropë" ashtu do biesh me këmbët e tua…këtë popull nuk e bën më për budalla as ti, as ata kalamajtë e opozitës”, shkruan komentuesi tjetër. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top